Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht edhe një punëtorë nga puna. I njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të detyrave të punës.
Në njoftim, thuhet se A.B dyshohet se ka përdorë qasjen në prokurorimin publik.
“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti”, thuhet në njoftim.