KB Trepça ka arritur ta mposht Sigal Prishtinën për të arritur në finale të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Ndeshja e zhvilluar në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” përfundoi me rezultat 74:77.
Skuadra nga Mitrovica e dominoi çerekun e parë duke e fituar 4:17, derisa Prishtina u rikthye në periudhën e dytë me shifrat 27:22.
Edhe çereku i tret i takoi skuadrës nga kryeqyteti, por që dy skuadrat i ndau vetëm një pikë 19:24.
Fitorja e madhe në periudhën e parë ishte vendimtare, pasi Prishtina ishte më e mirë edhe në çerekun e fundit.
Daniels ishte më efikasi me 24 pikë, kurse Thomas i Prishtinës pari 19.
Në finale Trepça do të përballet me Pejës, që mposhti Golden Eagle Yllin.