×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tri aktakuza të ngritura për gjashtë muaj në rastet ku të dëmtuar kanë qenë gazetarët

    Insajderi
    17 September 2023 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri aktakuza janë ngritur nga prokuroritë e Kosovës në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023, në rastet ku palë të dëmtuar kanë qenë gazetarët.

    Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, nëpër gjitha prokuroritë e Kosovës gjatë periudhës janar–qershor 2023, janë pranuar në punë gjithsejtë 13 raste ku palë të dëmtuara kanë qenë gazetarët.

    Në pyetjen e “Betimit për Brejtësi” se në cilën fazë të trajtimit janë 13 rastet e pranuara, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë thënë se gjatë muajve korrik dhe gusht 2023 për këto raste, përkatësisht ndaj kryesve të veprave penale janë ngritur tri aktakuza, një rast është në fazën preliminare, dhe gjashtë raste tjera me kryerës të njohur janë në fazën e hetimeve.

    Për tri raste me kryerës të panjohur, nga kjo zyre kanë thënë se është paraqitur kërkesa për zbulimin e kryerësve të mundshëm të këtyre veprave penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark