Insajderi
Lajme

Tri raste të armëmbajtjes në Gjakovë dhe Malishevë, Policia sekuestron armë dhe dhjetëra fishekë

Insajderi
16 October 2026 - 13:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tri raste të armëmbajtjes në Gjakovë dhe Malishevë, Policia sekuestron armë dhe dhjetëra fishekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë zjarri dhe municion në tri raste të ndara në rajonin e Gjakovës dhe Malishevës. Dy nga rastet lidhen me raportime për të shtëna me armë zjarri, njëri prej tyre gjatë një ahengu familjar.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë është regjistruar në Mleqan të Malishevës, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar 13 gëzhoja, një pistoletë me gaz dhe 15 fishekë.

Ndërkaq, në Bitesh të Gjakovës, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, janë gjetur tri gëzhoja. Në këtë rast, është dorëzuar një pistoletë së bashku me 75 fishekë.

Rasti i tretë është evidentuar në Tërpezë të Malishevës, ku gjatë patrullimit policor është hasur një person që posedonte armë të gjatë. Personi e ka dorëzuar armën, së bashku me tetë fishekë dhe një karikator.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin armë zjarri dhe të raportojnë në polici çdo rast të dyshimtë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke apeluar te qytetarët që të mos përdorin armët e zjarrit dhe çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në polici”, thuhet në njoftimin e PK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark