×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Pejë

    Insajderi
    18 March 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në 24 orët janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Pejë.

    Në të tria rastet personat e dyshuar janë arrestuar.

    Dy persona nga këto raste dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimave të gjinisë femërore.

    Ndërkaq në rastin tjetër, janë arrestuar dy meshkuj nën dyshimin se pas një zënke janë rrahur mes vete.

    Raportet e plota:

    Pejë/17.03.2024 – 12:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke të çastit kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit  është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Pejë/17.03.2024-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje  që kishte pasur me viktimën femër kosovare kishte ushtruar dhune ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit  është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

    Pejë/17.03.2024-18:30.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një zënke ishin përfshirë në konflikt fizik në mes vete. Personat e dyshuar nuk kanë pasur lëndime trupore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark