Sulmuesi 21-vjeçar, Trimror Selimi rikthehet zyrtarisht te Llapi pas disa viteve të kaluara në Prishtinë e në Ulpianë.
Anësori 21 vjeç rikthehet te Llapi pas katër viteve, ku për dy vite ishte pjesë e Prishtinës e dy vitet e fundit pjesë e Ulpianës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook;
Selimi në edicionin e fundit zhvilloi 27 paraqitje me Ulpianën, ku arriti t’i realizoj katër gola.