×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet Zvicra: Futbollisti i njohur i jep fund karrierës për shkak se feja nuk e lejon të luajë të shtunave

    Insajderi
    09 November 2024 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbolli zviceran u trondit nga lajmi se deri pak kohë më parë lojtari i ri i kombëtares Silvan Wallner vendosi t’i japë fund karrierës së tij futbollistike në moshën 22-vjeçare.

    Arsyet nuk janë shëndetësore, por fetare. Përkatësisht, Walner është anëtar i Kishës Adventiste të Ditës së Shtatë.

    Ai grup fetar mbron me fanatizëm rregullat dhe Walner nuk mund të luajë ndeshje apo të stërvitet atëherë.

    Mbrojtësi i ri ishte pjesëtar i skuadrës së ligës së parë austriake Blau-Weiss Linz dhe ka bërë tri paraqitje në fanellën e kombëtares së Zvicrës U-21.

    Ai mbërriti në klubin e tij vetëm dy muaj më parë. Ai më parë ka qenë anëtar i Cyrihut, ndërsa në Austri luftoi shpejt për një vend në ekipin e parë dhe ishte një lojtar standard këtë sezon.

    “Ngjashëm me judaizmin, e shtuna konsiderohet një ditë pushimi që ofron kohë për bashkim me Zotin. Puna dhe madje edhe të luash futboll janë të ndaluara”, shkruajnë mediat zvicerane. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark