Insajderi
Botë

Trump fiton edhe dy shtete, Clinton edhe një

Insajderi
11 May 2016 - 08:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Donald Trump, kandidati i mundshëm i Partisë Republikane në zgjedhjet për president të SHBA-së, ka fituar lehtësisht votimet paraprake edhe në dy shtete: Uest Virxhinia dhe Nebraska.

Rivalët e Trumpit janë tërhequr nga gara javën e kaluar, por Trump lufton ende për mbështetjen e Partisë Republikane pasi ekzistojnë dyshime për përmbajtjen dhe stilin e tij.

Në kampin demokrat, Hillary Clinton, njëherësh favorite, ka fituar në Nebraska, ndërsa kundërshtari i saj, Bernie Sanders në Uest Virxhinia.

Sanders, megjithatë, është larg Clintonit sa i përket numrit të përgjithshëm të delegatëve, të nevojshëm për nominimin e partisë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark