×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trump: I gatshëm të takoj Kim Jong-un

    Insajderi
    18 May 2016 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati republikan për President, Donald Trump, deklaroi se është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për të diskutuar mbi programin nuklear të Penianit.

    “Unë do të bisedoja me atë, s’do ta kisha aspak problem që ta takoja”, tha biznesmeni për Kim Jong-un gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

    Po ashtu, Trump deklaroi se nuk mbështeste vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, për aksionet ushtarake në lindje të Ukrainës, pavarësisht se kohë më parë, manjati i pasurive të paluajtshme tha se kishte respekt për shefin e Kremilinit.

    Aktualisht, marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut janë të ngrira dhe nuk ka pasur asnjë takim bilateral, aq më pak në nivel presidentësh.

    Pas këtyre deklaratave të Trump, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kampit demokrat të Hillary Clinton, duke i quajtur qëndrimet e Trump mbi politikën e jashtme si “të pakuptimta” dhe “të çuditshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark