×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Trump i kërkon llogari shefit të Twitter për rënien e numrit të ndjekësve

    Insajderi
    24 April 2019 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dorsey shpjegoi për Trump se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me personat e tjerë të famshëm që kanë numër të lartë ndjekësish.

    Presidenti i SHBA Donal Trump ishte takuar me shefin ekzekutiv të Twitter Jack Dorsey dhe pyet pse numri i tij i ndjekësve kishte rënë

    Takimi ishte organizuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë dhe ardhur pak orë pasi Trump kishte kritikuar kompaninë për qëndrimin e saj kundër konservatorëve.

    Përgjigja e Dorsey kishte qenë se rënia e numrit i ndjekësve të Trump kishte ardhur si rezultat i luftës së kompanisë kundër llogarive të rreme dhe spamit.

    Dorsey shpjegoi për Trump se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me personat e tjerë të famshëm që kanë numër të lartë ndjekësish.

    Trump është shprehur se Twitter nuk e trajton siç duhet si një Republikan. Ai ka humbur një numër të konsiderueshëm ndjekësish prej 204,000 por e papërfshillshme për numrin e ndjekësve në total prej 53.4 milionë.

    Aksionet e Twitter u rritën me shpejtësi ditën e djeshme pas një raporti financiar pozitiv për tre mujorin e parë të 2019-ës. Trump ka një prej llogarive më të ndjekur në Twitter megjithatë kritikat e tij në drejtim të kompanisë nuk kanë munguar.

    Ai thotë se rrjeti social është kundër konservatorëve dhe ide të tyre dhe mbështetë idetë dhe qëndrimet e majta dhe liberale si rezulta

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark