Insajderi
Botë

Trump i vendos ultimatum Europës?/ Eurodeputetja: Na ka dhënë tre javë kohë të nënshkruajmë dorëzimin e Ukrainës!

Insajderi
22 February 2025 - 17:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump i vendos ultimatum Europës?/ Eurodeputetja: Na ka dhënë tre javë kohë të nënshkruajmë dorëzimin e Ukrainës!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një anëtar i Parlamentit Europian pretendon se Donald Trump i ka dhënë Evropës tre javë kohë për të nënshkruar “dorëzimin” e Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia filluan negociatat e paqes në Arabinë Saudite pa e ftuar Kievin në tryezën e bisedimeve.

Teksa  konflikti i afrohet vitit të katërt, Trump duke ti etur për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje  paqeje dhe po i bën presion Ukrainës që të pranojë një pakt të negociuar pa përfshirjen e saj – një opsion ky i paimagjinueshëm për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një postim të shpërndarë në X, Mika Aaltola, një deputet finlandez nga Partia Popullore Evropiane, shkruan se Shtetet e Bashkuara i kishin lëshuar një ultimatum Bashkimit Evropian për të “pranuar kushtet e dorëzimit të Ukrainës”. Politikani nordik i referohej marrëveshjes dypalëshe që po negociohej ekskluzivisht midis Uashingtonit dhe Moskës. “Trump i jep përparësi shqetësimeve të sigurisë së Rusisë tani dhe në të ardhmen. Lërini ata ta zgjidhin vetë rrëmujën e tyre. Ne kemi tre javë kohë”, ishte mesazhi i tij, i cituar nga Newsweek.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se të dyja palët në konflikt do të duhet të bëjnë koncesione, por nuk kanë ofruar detaje se çfarë koncesionesh mund të ketë për Rusinë. Nëse Kremlini është i gatshëm për një marrëveshje, ai duket se është i gatshëm që të vendosë kushte të mëdha.

Skenari më i tmerrshëm për Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë është që Uashingtoni do të pajtohet me një kusht të këtij lloji.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark