Insajderi
Botë

Trump kërcënon Iranin: I keni edhe 48 orë, ose ferri do të bjerë mbi ju

Insajderi
04 April 2026 - 17:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump kërcënon Iranin: I keni edhe 48 orë, ose ferri do të bjerë mbi ju
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani ka 48 orë për të hapur Ngushticën e Hormuzit përpara se “i gjithë Ferri të bjerë mbi ta”.

Në Truth Social, ai ka kujtuar afatin 10 ditor që ia ka dhënë Iranit për hapjen e këtij vendi.

“A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron – 48 orë përpara se i gjithë Ferri të bie mbi ta. Lavdi Zotit! Presidenti DONALD J. TRUMP.”, ka shkruar Trump.

Ngushtica e Hormuzit është mbyllur nga Irani pas sulmeve SHBA-Izrael, duke çuar në rritjen marramendëse të çmimeve të naftës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark