Insajderi
Botë

Trump kërkon takim me Kim Jong Un, Koreja e Veriut tregohet e prerë: Jo kaq shpejt

Insajderi
21 August 2026 - 11:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump kërkon takim me Kim Jong Un, Koreja e Veriut tregohet e prerë: Jo kaq shpejt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon takohet sërish me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, më vonë gjatë këtij viti.

Por nga Pheniani vijnë sinjale të ftohta, duke lënë të kuptohet se një takim i ri do të kërkonte kushte të forta. Trump ka deklaruar se marrëdhënia e tij personale me Kim është e mirë dhe Shtetet e Bashkuara thonë se mbeten të hapura për dialog pa parakushte.

Në një lëvizje që synonte uljen e tensioneve, Uashingtoni reduktoi ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke i cilësuar ato si armiqësore ndaj Phenianit.

Megjithatë, Koreja e Veriut vijon ta konsiderojë politikën amerikane si armiqësore. Motra e Kim Jong Unit, Kim Yo Jong, ka thënë se edhe pse marrëdhënia personale mes dy liderëve është e mirë, kjo nuk ndryshon qëndrimin strategjik të Phenianit.

Tensionet u shtuan më tej të enjten, kur Koreja e Veriut lëshoi rreth dhjetë raketa balistike në drejtim të brigjeve lindore. Një takim Trump-Kim mund të zhvillohet gjatë samitit të APEC-ut në Shenzhen, nëse Pheniani pranon rikthimin në dialog.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark