Insajderi
Botë

Trump largohet nga Turqia me avionin e vjetër pas alarmit për një sulm iranian me raketë

Insajderi
25 July 2026 - 17:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump largohet nga Turqia me avionin e vjetër pas alarmit për një sulm iranian me raketë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u largua nga samiti i NATO-s në Turqi me aeroplanin e vjetër presidencial “Air Force One”, pasi shërbimet amerikane të inteligjencës zbuluan një kërcënim serioz dhe të besueshëm ndaj jetës së tij.

Sipas zyrtarëve amerikanë, të cituar nga CBS News, Irani dhe grupe të lidhura me të dyshohet se kishin përgatitur një komplot për të rrëzuar me raketë aeroplanin presidencial gjatë kthimit të Trumpit.

Trump kishte udhëtuar drejt Ankarasë me aeroplanin e ri presidencial, një “Boeing 747-8” me vlerë rreth 400 milionë dollarë, të cilin Shtetet e Bashkuara e kishin pranuar si dhuratë nga Katari.

Megjithatë, pas përfundimit të samitit, ai u nis drejt Mbretërisë së Bashkuar me aeroplanin e vjetër, ndërsa më vonë u rikthye në aeroplanin e ri për të përfunduar udhëtimin drejt SHBA-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark