×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Trump paralajmëron Kinën për marrëveshjet tregtare

    Insajderi
    13 May 2019 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ekonomitë më të mëdha ekonomike të botës janë mbërthyer në një luftë tregtare që ka sjellë rritje tarifash dhe nuk duket se është pranë zgjidhjes. Bisedimet tregtare mes dy vendeve u mbyllën pa sukses të premten.

    Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë acaruar që pas rritjes së tarifave mbi mallrat që eksporton Kina në Shtetet e Bashkuara nga 10 në 25%.

    Mallrat e prekura nga tarifat kanë vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

    Administrata Trump këmbëngul se Kina ka përdorur taktika manipuluese për t’u dhënë avantazh konkurrimi kompanive të saj sidomos në fusha si inteligjenca artificiale, robotika apo makinat elektrike. Shumë ekonomistë e mbështesin këtë akuzë të administratës. Shtetet e Bashkuara thonë se taktikat e Pekinit, përfshirë hakerimet në sistemet dixhitale të kompanive amerikane për të vjedhur sekrete industriale apo presioni mbi kompanitë e huaja për të ndarë me Kinën teknologjinë e tyre të avancuar, ka shtrembëruar tregtinë e drejtë e të pastër duke favorizuar kompanitë kineze.

    Por ekonomistët argumentojnë se tarifat nuk janë një mënyrë efektive për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Kinën. Ata thonë se tarifat apo pengesa të tjera tregtare e dëmtojnë efikasitetin e ekonomisë. Me uljen e konkurrencës nga jashtë, kompanitë vendase humbasin shtysën për novacion apo rritje të efiçiencës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark