Insajderi
Botë

Trump pasi bëri marrëveshje me Putinin për naftën ruse kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta zgjedh një president të ri

Insajderi
10 October 2026 - 22:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump pasi bëri marrëveshje me Putinin për naftën ruse kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta zgjedh një president të ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të shtunën homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se Ukraina duhet të zgjedhë një lider të ri, i cili mund të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Unë sugjeroj që të zgjedhin një lider të ri, që mund të bëjë një marrëveshje, sepse ai ka pasur shumë mundësi dhe, për disa arsye, nuk e bën kurrë këtë”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata vjen pas përplasjes mes dy liderëve për një marrëveshje të re SHBA-Rusi për furnizimin e tregjeve amerikane me naftë dizel ruse. Zelensky e kritikoi marrëveshjen, duke e cilësuar si një “investim në një luftë që duhet të përfundojë, jo të zgjatet”.

Sipas një zyrtari amerikan, Trump ishte i pakënaqur me sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse dhe Uashingtoni i kishte kërkuar vazhdimisht Kievit t’i ndalte ato. /A2CNN


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark