Insajderi
Botë

Trump: Patriotë iranianë vazhdoni të protestoni, ndihma është duke ardhur

Insajderi
13 January 2026 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Patriotë iranianë vazhdoni të protestoni, ndihma është duke ardhur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të martë u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat. Trump përmes një postimi në “Truth Social” bëri me dije se ndihma për protestuesit janë duke mbërritur në Iran.

Presidenti amerikan njoftoi se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve.

“Patriotë Iranianë, VAZHDONI PROTESTONI – MERRNI NË KONTROLLIM INSTITUCIONET TUAJA!!! Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë.

Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të NDALOHET vrasja e pakuptimtë e protestuesve. NDIHMA ËSHTË RRUGËS. MIGA!!! PRESIDENTI DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark