Insajderi
Botë

Trump: Po e godasim fort Iranin, por vala e madhe nuk ka ardhur ende, po vjen

Insajderi
02 March 2026 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Po e godasim fort Iranin, por vala e madhe nuk ka ardhur ende, po vjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump i tha CNN në një intervistë telefonike nëntëminutëshe se ushtria amerikane po “i godet fort” iranianët – por se “vala e madhe” ende nuk ka ardhur.

“Po i godasim fort”, i tha Trump Jake Tapperit të CNN. “Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Ne kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë”.

Trump trajtoi një sërë temash në intervistë, përfshirë kohëzgjatjen e pritshme të konfliktit, befasinë e tij nga kundërpërgjigjja e gjerë e Iranit dhe planin e pritshëm të pasardhjes në vend.

I pyetur nëse SHBA po bën më shumë përtej sulmit ushtarak për ta ndihmuar popullin iranian që ta rimarrë kontrollin e vendit të tyre nga regjimi, Trump tha: “Po”.

“Vërtet po. Por tani për tani duam që të gjithë të qëndrojnë brenda. Nuk është sigurt jashtë”.

Dhe së shpejti do të bëhet edhe më pak e sigurt, tha presidenti.

“Ne ende nuk kemi filluar t’i godasim fort. Vala e madhe ende nuk ka ndodhur. E madhja po vjen së shpejti”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark