Insajderi
Biznes

Trump: Qeveria do të mbështesë me forcë industritë e goditura

Insajderi
18 March 2020 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ai i bëri komentet sot në Shtëpinë e Bardhë në prani të grupit të posaçëm për koronavirusin që mbajti një konferencë për gazetarët.

Presidenti tha në konferencë se ekonomia amerikane e goditur rëndë do ta marrë veten me shpejtësi kur koronavirusi të jetë frenuar.

Komentet vijnë ndërkohë që administrata po merr masa për të zbutur ndikimin e COVID-19-s në ekonominë dhe tregjet financiare si në SHBA ashtu edhe në botë. Presidenti ka paralajmëruar se recesioni mund të jetë në horizont.

Sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin pritet t’i kërkojë sot Kongresit rreth 850 miliardë dollarë për të zbutur ndikimin ekonomik të koronavirusit.

I ashtuquajtur “stimul i fazës 3”, i shtohet paketës prej 8,3 miliard dollarësh për testim dhe mbështetje afatshkurtër të propozuar në fillim të këtij muaji dhe të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të javës së kaluar.

Sekretari Mnuchin tha në konferencë se administrata po punon për të garantuar se amerikanëve të prekur nga koronavirusi do t’u dërgohen të holla brenda dy javëve, për t’i mdihmuar të kapërcejnë vështirësitë financiare./voa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark