×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Trumpi dyshohet se i kërkoi punonjësit që t’i fshinte pamjet e sigurisë

    Insajderi
    28 July 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Donald Trump akuzohet se i ka bërë presion një punonjësi për të fshirë pamjet e sigurisë në shtëpinë e tij në Florida, në akuzat e reja penale që lidhen me keqpërdorimin e tij të dyshuar të dosjeve të klasifikuara.

    Aktakuza e re shton një akuzë për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes dhe dy për pengim, duke u bërë gjithsej 40 akuza në këtë rast.

    Trump mohon çdo keqbërje dhe e ka quajtur prokurorin “të çmendur”.

    Ai po lufton çështje të shumta ligjore teksa kandidon sërish për president.

    Një anëtar i stafit në pronën e ish-presidentit amerikan në Mar-a-Lago, Carlos de Oliveira, gjithashtu është paditur tani.

    Ai dyshohet se ka pyetur se çfarë mund të bëhet për të fshirë pamjet – të cilat prokurorët thonë se tregojnë se dosjet e mbajtura në mënyrë të paligjshme po zhvendosen.

    Trump është deklaruar i pafajshëm së bashku me ndihmësin e tij të ngushtë Walt Nauta, i cili gjithashtu mori dy akuza shtesë për pengim të enjten, raporton BBC transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark