Insajderi
Biznes

Trumpi i jep 90 ditë kohë pronarit kinez të tërhiqet nga asetet e TikTok-ut në SHBA

Insajderi
15 August 2020 - 07:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trumpi i jep 90 ditë kohë pronarit kinez të tërhiqet nga asetet e TikTok-ut në SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompanisë kineze ‘ByteDance’ 90 ditë që të tërhiqet nga çdo aset që ka mbështetur rrjetin social TikTok në SHBA.

Në urdhrin e Trumpit thuhet se ka prova përmes së cilave besohet se ‘ByteDance’ mund të ndërmarrë veprime që kërcënojnë sigurinë nacionale të SHBA-së.

Trumpi javën e kaluar kishte dhënë urdhër të ndalimit porse mbeti e paqartë se çfarë do të ndodhte me 100 milionë përdoruesit amerikanë të aplikacionit, kryesisht adoleshentë.

Aktualisht, Microsoft është në bisedime për të blerë aksione të TikTok-ut, raporton AP.

Fillimisht, Trump i ka dhënë 45 ditë që të ndaloj të gjitha transaksionet e kompanisë kineze në SHBA, por se ky afat është shtyrë në 90 ditë./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark