Insajderi
Botë

Trumpin e zë gjumi gjatë finales së NBA-së, pamjet bëhen virale

Insajderi
09 June 2026 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trumpin e zë gjumi gjatë finales së NBA-së, pamjet bëhen virale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump dyshohet se është parë duke fjetur gjatë ndeshjes së tretë të finales së NBA-së, të zhvilluar të hënën mbrëma në Madison Square Garden.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, disa pretendojnë se kanë vënë re presidentin duke dremitur gjatë transmetimit nga lozha private ku ai ndodhej së bashku me pronarin e New York Knicks, James Dolan.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në internet, ku kritikët e kanë rikthyer në vëmendje akuzat e mëparshme ndaj Trump për përgjumje gjatë aktiviteteve publike, duke e cilësuar shpesh me nofkën “Commander-in-Sleep”.

Grupi aktivist anti-Trump “Lincoln Project” e ironizoi praninë e tij në ndeshje, duke e quajtur “dremitja më e shtrenjtë e financuar nga taksapaguesit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark