×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Trupa e Baletit të Kosovës përformon në Gjilan

    Insajderi
    16 June 2023 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trupa e Baletit arriti në Teatrin e Gjilanit përmes shfaqjes ‘Time’

    Gjatë ditës së djeshme ‘Time’ erdhi si premierë në qytetin e Gjilanit.

    Salla e teatrit ishte e mbushur kryesisht me nxënës të shkollave, ku gjatë perfomancës së balerinëve, mbetën të impresionuar. Shfaqja ‘Time’ më koreografi të Taulant Shehut u interpretua nga balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës.

    Pas përfundimit të kësaj vepre artistike, nxënësit iu drejtuan me disa pyetje balerinëve të pranishëm. Jeta Musolli, Aulonë Nuhiu, Sead Vuniqi dhe Fisnik Smani, iu përgjigjën me kënaqësi pyetjeve që lidheshin me profesionin e baletit.

    ‘Time’ u organizua në kuadër të programit “Arti në shkolla”, program ky i MKRS dhe MASHT.

    Baleti Kombëtar i Kosovës filloi rrugëtimin e këtij viti me premierën e kësaj shfaqje që u interpretua me 19 mars në kryeqytet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark