Trupat e një gruaje 34-vjeçare dhe vajzës së saj 10-vjeçare janë gjetur brenda frigoriferëve në një banesë në Austrinë perëndimore.
Mbetjet e gruas dhe fëmijës me origjinë siriane, të cilat kishin qenë të zhdukura për disa muaj, u zbuluan të premten. Frigoriferët ishin fshehur pas një muri gips në banesën e ndodhur në qytetin e Innsbruckut, raporton BBC.
Dy burra, një 55-vjeçar austriak dhe vëllai i tij 53-vjeçar, u arrestuan në qershor. Burri më i madh, koleg i gruas siriane, i tha policisë javën e kaluar se kishte ndodhur një aksident – por mohoi vrasjen.
Duke folur për gazetarët më herët, Hansjörg Mayr, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik, tha se të dy po mbahen “me dyshime të forta për vrasje”.
Emrat e të përfshirëve nuk janë bërë publikë nga policia, në përputhje me ligjin austriak.
Zhdukja e familjes u raportua për herë të parë nga kushërira e gruas, e cila jeton në Gjermani, më 25 korrik 2024. /Insajderi.org/