×
  • Sport
  • Sport

    Truproja i Messit e arsyeton pagën e lartë, futet menjëherë në fushë sapo i afrohet një tifoz argjentinasit

    Insajderi
    14 April 2024 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Yassine Chueko, truproja i Lionel Messit, raportohet se paguhet përreth 250 mijë dollarë në vit. Chueko s’i ndahet argjentinasit, as në momente kur ai është në fushë.

    Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e mbrëmshme mes Kansasit dhe Inter Miamit, që përfundoi me rezultat 2-3, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në fushë është futur në tifoz për të përqafuar Messin, për çka ka reaguar menjëherë Chueko për ta larguar atë.

    Pamjet janë bërë virale e janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.

    Tetë herë lojtari më i mirë në botë shënoi në ndeshjen e mbrëmshme dhe dhuroi një asist, për t’ia dhënë tri pikë Inter Miamit.

    Golashënues ishte edhe legjenda e Barcelonës, Luis Suarez. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark