Projektligji i cili mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti), ishte në shqyrtim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër votimit për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).
Prej 97 deputetëve që votuan, 42 votuan për, 55 kundër dhe asnjë abstenim.
Kujtojmë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar kategorikisht kalimin e këtij projektligji.
Ndërkohë, Gazeta Insajderi ka raportuar sot lidhur me debatet e gjata mes deputetësh lidhur me trustin.