×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tsipras: Kriza e refugjatëve vë në pah dobësitë e Bashkimit Evropian

    Insajderi
    01 March 2016 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arritja e dhjetëra mijëra refugjatëve ka zhytur Greqinë në një krizë të paparë, nga ato kriza që asnjë komb nuk mund t’i menaxhojë i vetëm, ka thënë kryeministri i vendit, Alexis Tsipras.

    Duke folur se si komisioni evropian ka premtuar një paketë urgjente humanitare për Greqinë, pasi parashikimet janë se më shumë se 200,000 burra, gra dhe fëmijë do të arrijnë në Greqi deri në verë, lideri i krahut të majtë tha se Brukseli i kishte premtuar kaherë “mbështetje dhe solidaritet”.

    “Ne jemi duke përjetuar krizën më të madhe të refugjatëve që nga lufta e dytë botërore,” tha kryeministri grek për Star TV, shkruan The Guardian.

    “Problemi tejkalon kompetencat e vendit, fuqinë e një qeverie dhe dobësitë e natyrshme të Bashkimit Evropian”, deklaroi Tsipras.

    Kryeministri grek shprehu shqetësimin e një zgjidhjeje për krizën e refugjatëve, ai deklaroi se nuk e di se çfarë ti thotë refugjatëve pasi ata duan ta dinë se kur hapet kufiri.

    “Shumë prej tyre arrijnë rraskapitur nga udhëtimi. E vetmja gjë që ata duan të dinë është se kur kufiri [me Maqedoninë] do të hapet përsëri. E vërteta është se ne nuk kemi se çfarë për t’i themi atyre”, përfundoi Tsipras.

    Kriza e refugjatëve dita ditës po thellohet teksa Unioni Evropian nuk po arrin të gjëjë një zgjidhje. Kufijtë janë mbyllur prej ditësh nga vendet e Ballkanit dhe me problemin po ballafaqohet vetëm Greqia e cila po i strehon refugjatët deri në arritjen e një zgjidhjeje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark