Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me bashkëfshatarët e tij në Banjë të Malishevës.
Në këtë tubim ishin mbledhur qindra persona për t’i dhënë mbështetje Fatmir Limajt për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Faleminderit Banja ime për përkrahjen që na keni dhënë ndër vite dhe besimin e treguar në mbështetje të jetësimit të shumë projekteve kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
“Kauza jonë për Çlirimtarët po frymon anekënd Kosovës
Faleminderit Banja ime për përkrahjen që na keni dhënë ndër vite dhe besimin e treguar në mbështetje të jetësimit të shumë projekteve kombëtare.