Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjakovë, ka mbajtur sot tubimin përmbyllës për balotazhin që do të mbahet të dielën me 14 nëntor, ku kandidati i kësaj partie dhe kryetari aktual i komunës Ardian Gjini, do të garojë me Mimoza Kusari Lilën, që kësaj radhe kandidon nën siglën e VV-së.
Haradinaj para të pranishmëve në parkun e qytetit në Gjakovë, ka thënë se ky vend është vend i liderëve, vend i vlerave si dhe vend i cili ka mbajtur mbi supe procese të rëndësishme të jetës tonë si komb. Po ashtu Haradinaj tha se Gjakova sot mbanë plagë e kujtime, po ka gjetur forcën me u ringritë. Kjo ringritje ka ndodhur në një kohë kur janë bashkuar vlerat e juaj të vazhdueshme dhe një udhëheqës i zoti, e ai është Ardian Gjini.
“Kaq të bashkuar dhe kaq mirë nuk e pasna pa Gjakovën për një kohë të gjatë. Ju paska hije kështu. Ju them të drejtën po më ngjallni emocione dhe po më ktheni në kohëra të lavdishme tonat kur kemi qenë bashkë. Kur ma të mirët e Gjakovës kanë qenë bashkë dhe kemi tregu se jemi linder. E vërtetë është që jemi në vendin lider të plot proceseve të rëndësishme. Gjakova ka mbajtur mbi supe procese të rëndësishme të jetës tonë si komb. Gjakova sot mbanë plagë e kujtime, po ka gjetur forcën me u ringritë. Kjo ringritje ka ndodhur në një kohë kur janë bashkuar vlerat e juaja të vazhdueshme dhe një udhëheqës i zoti, e ai është Ardian Gjini”, tha Haradinaj në tubimin madhështor.
Gjithashtu kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka theksuar se kryetari i Gjakovës Ardian Gjini është njeri i përgjegjshëm në punën e tij dhe vlera e tij kryesore është me qenë i vërtetë para të gjithëve, duke mos i dërguar në rrugë të gabuara.
“Ardian Gjini është i përgjegjshëm në punë, dhe mbajeni në mend nuk ka tjerë Ardiana, është vetëm një, e ai është Ardian Gjini. Vlera kryesore e tij është se duke qenë i vërtetë, nuk ndikohet dhe nuk ndihmon diçka që nuk është në rrugën e drejtë. Pra ai nuk dinë me mashtru dhe nuk din me i drejtu njerëzit në rrugë të gabuara”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj ka falënderuar gjakovarët për mbështetjen e tyre. AAK ka qeverisur me komunën e Gjakovës me Pal Lekaj prej 2007 – 2013 dhe me Ardian Gjinin nga viti 2017.