×
  • Lajme
  • Lajme

    Tubimet me mërgimtarët, ambasadori Rohde me njoftim të rëndësishëm për partitë e Kosovës

    Insajderi
    18 November 2024 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në territorin gjerman.

    Rohde, përmes një postimi në platformën ‘X’ ka bërë të ditur se ka informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren specifike në Gjermani.

    Sipas Rohde, leja në përgjithësi nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës.

    “Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja parashikon ndër të tjera se…

    … Leja në përgjithësi nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, ka shkruar Rohde

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark