×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tuchel flet për situatën e krijuar te Chelsea pas sanksioneve

    Insajderi
    11 March 2022 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka folur për situatën te Chelsea, duke këmbëngul se është ende i lumtur aty.

    Pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, i janë ka ngrirë pasuritë pas pushtimit rus të Ukrainës, situatë kjo e cila ka ndaluar shitjen e klubit nga ana e tij.

    Ky veprim synon të ndalojë miliarderin rus të fitojë para nga shitja e Chelseat.

    Për këtë situatë është pyetur trajneri, Tuchel, i cili ka deklaruar se se është ende i lumtur në “Stamford Bridge”.

    “Nuk jam i sigurt nëse jam i shqetësuar, por jam i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë fillimisht Tuchel.

    “Situata ndryshon pothuajse çdo ditë. Jam ende i lumtur që jam këtu dhe ende i lumtur që jam menaxher i një ekipi të fortë. E di që ka shumë zhurmë përreth”. Është një ndryshim mjaft i madh nga dje në sot, por ne nuk mund të ndikojmë, nuk e kemi shkaktuar situatën”.

    “Për momentin duket se biznesi, le të themi futbollistik, është pak a shumë i mbrojtur, por le të shohim”.

    “Ndihem i privilegjuar që kam mundësinë të përfshihem në ndeshje, stërvitje dhe futboll që dua”, përfundoi 48-vjecari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark