Insajderi
Botë

Tuniziani ther pesë persona me thikë në Francë, policia franceze e qellon për vdekje

Insajderi
02 September 2025 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tuniziani ther pesë persona me thikë në Francë, policia franceze e qellon për vdekje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një emigrant tunizian ka ther me thikë pesë persona në qytetin e Marseille, në jug të Francës.

Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, incidenti ndodhi në një zonë të frekuentuar të qytetit, ku i dyshuari filloi të sulmonte kalimtarët në mënyrë të papritur.

Siç raporton Reuters, qytetarët përreth kanë pësuar lëndime, por për momentin nuk raportohet për viktima në mesin e tyre.

Siç vazhdon raportimi, i dyshuari ka sulmuar policinë franceze kur ata kanë ndërhyrë që ta ndalojnë atë.

Gjatë përplasjes, ai ka thërritur “Allahu Akbar”. Forcat e rendit e kanë qëlluar me armë zjarri dhe e kanë neutralizuar atë në vendngjarje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark