“Turistë të pushtetit”, "a ka me ikë Kurti në Norvegji?"- vazhdon debati mes PDK-së dhe VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Turistë të pushtetit”, “a ka me ikë Kurti në Norvegji?”- vazhdon debati mes PDK-së dhe VV-së

    Insajderi
    09 July 2023 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, iu është kundërpërgjigjur zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut, pasi ky i fundit pretendoi se Gruda e ka kërcënuar kryediplomaten Donika Gërvalla dhe diplomatin e dyshuar për skandal financiar, Martin Berishaj.

    Gruda, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Sallahu po gënjen, meqë sipas tij, një gjë të tillë nuk e ka thënë kurrë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Zv. Ministri i Drejtësisë gënjen publikisht, unë nuk e kam thënë këtë kurrë”, ka shkruar ai.
    Tutje, ai ka thënë se as Berishaj e as Gërvalla s’kanë jetuar kurrë në Kosovë, teksa i ka quajtur “turista të pushtetit”.

    “E verteta është se Martini kurrë s’ka jetu në Kosovë as Donika. Këta janë turista të pushtetit. Pyetja është a ka me ikë edhe Albini në Norvegji pasi që ta shkaterron Kosovën siç e ka fillu?”, ka thënë ndër të tjera Gruda.

    Reagimi i tij vjen pasi që zëvendësminstri Sallahu tha se Gruda i PDK-së kërcënoi Gërvallën e Berishajn, teksa po fliste për dyshtetësinë e tyre.

    “Në këtë konferencë ai tha “Meqë Donika Gërvalla dhe Martin Berishaj i kanë nga dy pasaporta, kur ta merrë mandatin PDK, ata nuk do të jetojnë në Kosovë”. Ky është kërcënim dhe njëkohësisht dhunim brutal i të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuar me kushtetutë”, deklaroi ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark