×
  • Sport
  • Sport

    Turp i madh në Ferizaj, vajzat kanadeze pyesin trajnerin: Më fal trajner, a është kjo legale?

    Insajderi
    27 January 2023 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Palestra e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, ka muaj që është pa dritare dhe tani është ftohtë i madh në palestër.

    Volejbollistet e Fer Volleyt së bashku me trajnerin Arlind Ibrahimi, u përpoqën që me najlon të madh të mbyllin hapësirën pa dritare, por pa efekt të plotë dhe dështoi seanca stërvitore.

    Fer Volley lufton për titull dhe Kupën e Kosovës dhe luan edhe në Ligë “Gjergj Kastrioti”, që përbëhet nga ekipet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

    Image

    Fer Volley ka reaguar përmes një komunikate.

    “Dështon seanca stërvitore për arsye te ftohtit i cili mbizotëronte në palestër.

    Image

    Punimet e filluara në palestrën e qytetit duket se nuk janë as afër përfundimit dhe kjo po del të jetë shqetësim shumë i madh për mbarëvajtjen e sezonit sportiv pasi që në këto kushte është e pamundur të punohet!

    Një pyetje shumë e sinqertë nga lojtarja e afruar nga Kanadaja ‘Më fal trajner, a është legale të mbajmë stërvitje në këtë ftohtë duke na u rrezikuar shëndeti?’, na detyroi të anulojmë stërvitjet sepse me të vërtetë asnjë trofe dhe asnjë çmim i fituar nuk është më i rëndësishëm se shëndeti i sportistëve tanë!

    Nuk e dijmë se faji i kujt është dhe realisht nuk na takon ta dijmë, ajo çfarë ne kërkojmë është kushte më të dinjitetshëm për punë, sot u anulua stërvitja nesër mund të anulohen aktivitetet garuese sepse në këto kushte rrezikohet seriozisht shëndeti i sportistëve!

    Bëjmë apel tek organet kompetente të merren urgjentisht me situatën e krijuar në palestër!”, reagon Fer Volley.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark