×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Turp për këtë qeveri injorantësh”

    Insajderi
    09 December 2023 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka dalë në mbështetje policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës.

    Haradinaj ka thënë se Kuvendi duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme për këtë temë.

    “Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Reagimi i plotë:

    Vepro kryeministër!

    Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!

    Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark