×
  • Sport
  • Euro 2016

    Turpërohet Franca, autobusi i festës kapet nëpër rrugë përpara finales

    Insajderi
    11 July 2016 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumë pak njerëz do të mendonin se Portugalia do të mundte Francën në finalen e Euro 2016 mbrëmjen e së dielës, duke përfshirë edhe vetë kampin francez mesa duket.

    Mikpritësit e Evropianit ishin favoritët e padiskutuar për të ngritur trofeun në “Stade de France”. Gjithsesi, një gol në pjesën e dytë të kohës shtesë i Eder mjaftoi për t’i rrëmbyer kupën francezëve teksa portugezët dolën fitimtarët befasues të Euro 2016.

     

    Megjithatë, pas fotove të dala nëpër internet ku tregohet një autobus u hapur me ngjyrat e Francës, që bënte xhiro nëpër qytet në prag të ndeshjes.

    Autobusi, mbi të cilin shkruhet “Kampionët e Evropës” në frëngjisht, është kapur nga tifozët e shumtë.

    Një tjetër mesazh në pjesën e prapme të autobusit falënderonte tifozët për mbështetjen, në një mjet automobilistik që qartësisht ishte bërë për të festuar fitoren e kampionatit në fund të ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark