×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia e akuzon Rusinë për armatim

    Insajderi
    30 May 2016 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Rusinë se u jep armatim kunderajror dhe raketa militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është e ndaluar në Turqi.

    Rusia ka transferuar armatim për PPK-në nëpërmjet Irakut dhe Sirisë, ka thënë Erdogan, raportojnë sot mediat proqeveritare.

    Zyrtarët qeveritarë të Turqisë i kanë konfirmuar komentet e presidentit Erdogan.

    Duke u përgjigjur ndaj akuzave turke, zëvendësministri i jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, tha se “kur dikush thotë diçka duhet t’i tregoj provat”.

    Raportet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë janë përkeqësuar dukshëm pasi Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak të Rusisë në nëntor të vitit 21015, përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark