×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë në NATO

    Insajderi
    23 January 2024 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ligjvënësit e Turqisë miratuan të marten rezolutën për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke hequr një pengesë të madhe në hyrjen e vendit në aleancë ushtarake.

    Siç raporton AP, deputetët ratifikuan protokollin e pranimit të Suedisë me 287 vota kundër, 55 kundër dhe katër abstenime. Ratifikimi do të hyjë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare, që i bie së shpejti, përcjell Gazeta Insajderi.

    Hungaria, me këtë, bëhet i vetmi aleat i NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë në aleancë.

    Turqia, anëtare e NATO-s, kishte vonuar anëtarësimin e Suedisë për më shumë se një vit, duke e akuzuar vendin se ishte shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime të sigurisë. Ajo ka kërkuar qëndrime nga Stokholmi, duke përfshirë qëndrim më të ashpër ndaj militantëve kurdë dhe anëtarëve të Gylenit.

    Turqia gjithashtu u shpreh e zemëruar nga një seri demonstratash nga mbështetësit e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, në Suedi, si dhe nga protestat e djegies së Kuranit që tronditën vendet myslimane. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark