×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Twitter ia bllokon llogarinë miliarderit meksikan, ofendoi një gazetare

    Insajderi
    20 January 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Twitter ia ka bllokuar llogarinë miliarderit meksikan Ricardo Salinas Pleg, për shkak të sjelljeve të pahijshme ndaj një gazetare meksikane.

    Siç raporton Bloomberg, Salinas në llogarinë e tij në Twitter “ka marrë pjesë në situata provokuese me qëllim që të ofendoj një person”, transmeotn Telegrafi.

    Javën e kaluar pronari i bankës “Banko Acteka SA”, ka “lëshuar” një sërë akuzash ndaj gazetares Denis Dresser, duke komentuar pamjen e saj që për këtë “fushatë” përbën shkelje të rregullave të këtij rrjeti social.

    Salinas përmes Telegramit ka porositur se do të shfrytëzoj llogaritë e tij në Telegram, Facebook, Instagram e TikTok derisa të zgjedhë problemin me Twitterin,.

    Miliarderi dhe familja e tij gjenden në vendin e 153-të të listës Forbes sa i përket miliarderëve, me një pasuri prej 13.5 miliardë dollarë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark