Insajderi
Biznes

Twitter pranoi ‘një të metë të re’ të sigurisë – që mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve të Android

Insajderi
10 August 2020 - 09:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Twitter pranoi ‘një të metë të re’ të sigurisë – që mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve të Android
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm disa javë pasi pësuan një sulm serioz të hakerëve, Twitter tashmë po përballet edhe me një tjetër problem të sigurisë.

Është bërë e ditur se ekziston një “krisje” e sigurisë që mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve Android.

Konkretisht, thuhet se të tjerët mund t’i shohin mesazhet në Twitter, transmeton Telegrafi.

Por është theksuar se tani për tani, nuk kanë asnjë dëshmi se kjo me të vërtetë ka ndodhur.

Mangësia e sigurisë tashmë është zgjidhur për përdoruesit që përdorin versionet Android 8 dhe 9, që do të thotë se 96% e përdoruesve janë të mbrojtur./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark