×
  • Showbiz
  • Show

    “Ty nuk të merr askush për martesë, të duan vetëm për një natë”, përplasen Shota dhe Xhuli

    Insajderi
    05 January 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shota Baraliu dhe Juliana Nura nuk kanë pasur raporte aspak të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 1.

    I njëjti raport siç duket qëndron edhe sot, jashtë shtëpisë së famshme.

    Së fundmi, aktorja dhe modelja janë takuar në darkën festive të emisionit “Prive”, ku të ftuar kanë qenë shumë ish-banorë të dy edicioneve të para të BBVK.

    Ishte Liberta që e lexoi pyetjen e fansave për Xhulin, ku kjo e fundit u pyet se “Kur e ke ndër mend të martohesh”.

    “Kemi para neve disa njerëz të tjerë në këtë tavolinë që duhet të martohen, kur të martohen ata, martohemi ne pastaj”, u përgjigj Xhuli.

    (Shiko videon 1:21:25)

    Me këtë ajo i referua Shotës për faktin që është më e madhe se ajo dhe ende nuk është e martuar.

    Pas përgjigjes së Julianës, reagoi Shota duke thënë: “Nuk të duan ty motër [për martesë]. Vetëm natën e parë në krevat dhe pastaj ecë”.

    Xhuli më pas ia ktheu: “Fol vetëm për vete, sepse ti ke mbetur si turshi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark