Tyson Fury, dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, di ta tërheq vëmendjen e publikut me deklaratat e tij dhe mund të thuhet se kjo gjë e dallon atë.
Ai nuk i trembet fare reagimit të publikut dhe flet me sinqeritet.
Së fundmi, boksieri britanik ka folur për jetën e tij seksuale derisa ka treguar se bën dashuri me partneret nga 60 deri në 130 minuta.
Poashtu, Fury e shpjegon këtë si një stërvitje.
“Më pëlqen të bëj dashuri dhe atë shumë. Por, e trajtoj këtë si stërvitje. Zgjat të paktën nga 60 deri në 130 minuta”, ka thënë Fury.
“Zakonisht bëj dashuri katër apo pesë herë në javë, por ndonjëherë edhe tri herë në ditë. Varet si ndihem”, shtoi ai.
Fury është i martuar nga viti 2008 me gruan e tij Paris, me të cilën ka gjashtë fëmijë. /insajderi/