Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur ditën e sotme, me protagonist Mike Tyson, i cili është përfshirë në një sherr në avion.
Tayson ishte në avion dhe kishte planifikuar të fluturonte drejt Florida, kur një i ri që ishte njëkohësisht edhe fansi i tij ka kërkuar që të bëjë foto me të.
Deri këtu gjithçka në rregullt, por i riu ka tentuar disa herë të fliste me Tyson i cili është ndjerë i besdisur nga diçka e tillë dhe nuk ka përmbajtur veten.
Sipas “TMZ Sport” 55-vjeçari i kërkoi të riut ta linte të qetë gjë e cila nuk ndodhi dhe në këto momente Tyson nuk ka duruar dhe ka goditur të riun.
Burime pranë Tyson, kanë pohuar për “TMZ Sports” se personi që boksieri e goditi kishte qenë në gjendje të dehur dhe se e kishte provokuar pafund atë, derisa ndodhi ngjarja jo e këndshme.