×
  • Sport
  • Sport

    Tysonit i del “me bereqet” rikthimi në ring, ja sa do të përfitojë nga lufta me Paulin

    Insajderi
    19 March 2024 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mike Tyson do të fitojë një shifër të çmendur për luftën e tij kundër Jake Paul, sipas një legjende të UFC.

    Tyson, tronditi botën duke njoftuar se do t’i rikthehet boksit pas gati katër vitesh jashtë ringut.

    Hera e fundit ishte kur ai u përball me legjendën Roy Jones Jr.

    Paul, ndërkohë ka krijuar një rekord 9-1 kundër legjendave si MMA, duke pësuar disfatë vetëm nga Tommy Fury.

    Tyson ka fituar disa shifra të mëdha në të kaluarën, por sipas legjendës së UFC, Henry Cejudo, Tyson do të fitojë 20 milionë dollarë nga kjo luftë.

    “Më duket sikur ka një ditë pagese shumë të mirë për Mike. Ai ndoshta do të përfundojë duke bërë afërsisht 20 milionë dhe do të mbushë 58 vjeç”, u shpreh Cejudo në një intervistë.

    Megjithatë, e njëjta gjë nuk po thuhet me Paulin, për të cilin ekspertët pretendojnë se është një “situatë pa fitore”. /Klankosova.tv.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark