Insajderi
Lajme

U aksidentua me motoçikletë, vdes një person në Lipjan

Insajderi
24 June 2025 - 20:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U aksidentua me motoçikletë, vdes një person në Lipjan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Sllovi të Lipjanit pasditen e së martës.

Si pasojë e aksidentit mes biçikletës dhe automjetit, ngasësi i kësaj parës nuk arriti t’i shpëtonte plagëve të rënda.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një  automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.

Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark