×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi / Insajderi

    U akuzua për abuzim me fondet publike, këngëtarja Enkelejda Arifi: Momente të zeza për mua

    Insajderi
    22 January 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Enkelejda Arifi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Kendiv”. Për dy momentet më të vështira të jetës, ajo kishte përzgjedhur periudhën e vitit të kaluar kur është akuzuar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni për dhënien e suvencioneve dhe fondeve publike për kunatin dhe djalin.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se Enkelejda Arifi, tashmë ish-zyrtare e komunës së Gjilanit për Kulture Rini dhe Sport, se ka ndarë projekte për familjarë. Ajo kishte shpërblyer djalin dhe kunatin, nga komuna e Gjilanit me 7552 € në total.

    Pas këtyre akuzave znj.Arifi ishte shkarkuar nga posti që ajo gëzonte nga komisioni i ngritur nga Komuna e Gjilanit.

    Lidhur me këtë, ajo tha në ‘Kendiv’ se ishte shumë e vështirë. “Ka ndikur shumë tek unë, por edhe familja”, tha mes tjerash ajo duke shtuar e vërteta do të dal.

    Insajderi raportoi në mars të vitit të kaluar (2022) se Enkelejda Arifi ishte pjesë e komisionit që ka vendosur për ndarjen e subvencioneve për kulturë në këtë komunë.

    Gazeta Insajderi mësoi se Blendi Arifi, është djali i Enkelejdës. Blendi kishte përfituar 1200 € në emër të projektit: Emigrantët.

    Enkelejda nuk ndaloi me kaq. Insajderi ka zbuluar se ajo ka shpërblyer edhe kunatin e saj Mehmetali Arifi me një shumë parash.

    Në listën e OJQ-ve në Kosovë, pronari i “Trupës Artistike Muzikore” është Mehmetali Arifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark