ëngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed është një nga mijëra personat që u arritisën nga vendi pasi talebanët morën pushtetin. Ajo u largua para pak ditësh me avionin e Forcave Ajrore të SHBA-ve.
Krahas fotos, ku shfaqej pa make up dhe me maskë, ajo njoftoi të gjithë ndjekësit për vendimin e saj.
“I uroj afganëve jetë pa frikën e kamikazëve dhe shpërthimeve”, ka shkruar artistja në një postim në rrjetet sociale.
Këngëtarja shkoi në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Së fundmi Aryana ndau në rrjetin social “Instagram” një video teksa flinte në avion
“Jam mirë dhe gjallë dhe jam duke pritur për fluturimin tim përfundimtar për në Stamboll,” shkroi 36-vjeçarja, duke njoftuar fansat e saj.