Insajderi
Hulumtime/Analiza

U arrestua me bujë pas 15 vitesh në arrati – 100 mijë euro e lënë të lirë “Lizën” e Vranjevcit

Insajderi
17 October 2023 - 12:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U arrestua me bujë pas 15 vitesh në arrati – 100 mijë euro e lënë të lirë “Lizën” e Vranjevcit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas tre muajve në paraburgim është liruar i akuzuari Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza” i cili ishte  në kërkim për 16 vite nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Arrestimi i tij bëri shumë bujë, pasi ai ishte i kërkuar nga policia për 16 vite si i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007 edhe si bashkëpunëtor i Enver Sekiraqës në kohën kur ndodhi tragjedia.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që të liroj nga paraburgimi dhe kjo masë t’i zëvendësohet me masën e dorëzanisë.

Si rrjedhojë, i akuzuari detyrohet t’i paguaj gjykatës 100 mijë euro.

Ky vendim ka ardhur me propozim të avokatit mbrojtës, Ramë Dreshaj.

Në vendim që ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se i pandehuri obligohet që në emër të dorëzanisë të deponojë në arkën e kësaj gjykate shumën prej 100 mijë eurove.

Gjithashtu, paralajmërohet se i pandehuri do të paraburgoset dhe dorëzania do të hiqet nëse pas thirrjes me rregull nuk paraqitet dhe mungesën nuk e arsyeton, nëse përgatitet të ikë ose kur gjatë kohës sa është në liri paraqiten arsye të tjera ligjore në paraburgimin e tij.

Që nga rasti tragjik, vrasja e policit Triumf Riza, “Liza” ka qenë në arrati. Ai u arrestuar me 16 korrik të këtij viti në Batllavë të Podujevës.

Policia e Kosovës kishte dalur me një njoftim lidhur me arrestimin e tij:

Rrahim Abdullahu, Ilir Abdullahu, Fitim Avdiun dhe Arben Berishën janë katër personat që dyshohet të kenë privuar nga jeta policin Triumf Riza më 30 gusht 2007 në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark