Insajderi
Lajme

“U arrestua në vend të ngjarjes, dyshohet se u shkrepën tre plumba”-Policia jep detaje për vrasjen në Klinë

Insajderi
21 March 2026 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“U arrestua në vend të ngjarjes, dyshohet se u shkrepën tre plumba”-Policia jep detaje për vrasjen në Klinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarin dhe është sekuestruar arma dhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur”, kështu ka deklaruar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në një fshat të Klinës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë vëllain e vet.

Gashi ka deklaruar gjithashtu se para shkrepjes së armës, dy vëllezërit kanë pasur një konflikt verbal me njëri-tjetrin.

Sipas tij, viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, por para se të nisej për QKUK, ai ka ndërruar jetë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark