×
  • Showbiz
  • Show

    U bullizua për peshën, Mikela ka një mesazh për ndjekësit

    Insajderi
    01 September 2024 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mikela Pupa, e cila është në pritje të ëmbël, është bullizuar nga komentuesit në rrjetet sociale për ndryshimet që ka pësuar trupi i saj. Si përgjigje për komentet e marra, Mikela tha se ndryshimet në shtatzëni janë normale, duke i dhënë edhe një mesazh.

    “Një vajzë personazh publik, publikon foto nga plazhi, në këmbët e saj shihen shenjat e para të celulitit, barku i rrumbullakosur dhe fytyra e fryrë. Komentet në rrjet janë masakruese, saqë vajza fillon dhe i kërkon fajet tek vetja për një proces ndryshimi normal në muajt e shtatzënisë. Por turma e orientuar pas denigrimit, fyerjes dhe dëshirës për të bërë keq nuk mendon kaq gjatë. Kjo vajzë është e demormuar, kjo vajzë po ha shumë, kjo vajzë është një kafshë e frikshme që meriton të gjithë vrerin e stomakut të parazitërve që e gjejnë qetësinë e shpirtit kur rrjeshtojnë në tastierë lumin e sharjeve. Këtë sulm në bllok me plota nota urrejtjeje e përjetova vetë në kurriz pak ditë më parë, vetëm se guxova të postoj një video, ku dukej qartë barku i shtatzënisë tashmë në muajin e 7-të. Dhe kjo na qenka faj? Në rregull, kostot e të qënurit një personazh publik shkojnë paralelisht me kënaqësitë që të jep ky status. Ndoshta për këtë nuk reagojnë as shumica e personazheve përball këtyre turmave. Por ama dikur duhet reaguar sepse shtatzënia është një bekim dhe ndryshimi fizik për atë që do të bëhet nënë është kaq i mikpritur, saqë vetëm urryesit e rrjeteve sociale nuk e kuptojnë. Prandaj herën tjetër kur të shkruani mendoni dhe shihni pak për rreth, mund të shihni dhe më keq nëse e keqja është thjeshtë shtatzëne”, shprehet Mikela.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark